Kapen shqiptarët me 10 kg kokainë, i zbuloi qeni antidrogë

Dy shtetas shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Policia zbuloi 10 kg kokainë të fshehura në fundit e rremë të makinës ku udhëtonin shqiptarët, në postbllokun e ngritur në autostradën e Ventimiglia. Ishte qeni antidrogë ai që ndjeu erën e drogës, çka detyroi efektivët të kontrollonin imtësisht […]

Nëntor 3, 2023 - 10:20
 0
Kapen shqiptarët me 10 kg kokainë, i zbuloi qeni antidrogë

Dy shtetas shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia zbuloi 10 kg kokainë të fshehura në fundit e rremë të makinës ku udhëtonin shqiptarët, në postbllokun e ngritur në autostradën e Ventimiglia.

Ishte qeni antidrogë ai që ndjeu erën e drogës, çka detyroi efektivët të kontrollonin imtësisht makinën, deri sa gjetën pakot me kokainë.

Dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20 vjeç, teksa nuk bëhet me dije identiteti i tyre për arsye hetimore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.