Kapërcen murin dhe i afrohet banesës, publikohen pamjet e 41-vjeçarit shqiptar para se të masakronte me thikë të renë italiane

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja Vanessa Ballan, italianes e cila dyshohet se u masakrua me thikë nga 41-vjecari shqiptar nga Kosova, Bujar Fandaj. Corriere della Sera ka nxjerrë pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat duket 41-vjeçari pranë shtëpisë së viktimës të cilën e shantazhonte prej kohësh. Në pamjet e […]

Dhjetor 23, 2023 - 10:42
 0
Kapërcen murin dhe i afrohet banesës, publikohen pamjet e 41-vjeçarit shqiptar para se të masakronte me thikë të renë italiane

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja Vanessa Ballan, italianes e cila dyshohet se u masakrua me thikë nga 41-vjecari shqiptar nga Kosova, Bujar Fandaj.

Corriere della Sera ka nxjerrë pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat duket 41-vjeçari pranë shtëpisë së viktimës të cilën e shantazhonte prej kohësh.

Në pamjet e kamerave shihet një burrë me veshje të ngjashme si i dyshuari Bujar Fandaj.

Fillimisht ai endet pranë shtëpisë së viktimës dhe më pas hedh një çantë e zezë brenda kopshtit dhe ngjitet mbi gardh. Në atë çantë, e cila u sekuestrua, ka mjete për vjedhje, përfshirë çekiçin e përdorur për të thyer dritaren dhe për të hyrë në shtëpinë e viktimës.

Ata kishin pasur një lidhje intime së bashku kur ajo ishte ende një adoleshente. Por, edhe pse e reja ishte e martuar dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë ai nuk ishte dorëzuar dh e përndiqte.

Ngjarja makabre ndodhi ditën e martë më 19 dhjetor kur 27-vjeçarja kishte dalë nga puna. Ai e ndoqi deri në shtëpinë e saj dhe e goditi tetë herë më thikë, ku njëra prej tyre në zemër e cila rezultoi fatale për të renë.

 

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.