Kapërcimi/ Nga muzika në drejtësi, Çiljeta diplomohet për Kriminologji: Sapo mbylla masterin

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga duket se nuk është shkëputur rastësisht nga muzika, por për t’u rikthyer sërish në bankat e shkollës. Lajmin e bën me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se ka kryer Masterin për “Kriminologji” në Universitetin e Drejtësisë, ku dhe është diplomuar së fundmi. “Arti dhe Dija kanë […]

Shkurt 3, 2024 - 16:24
 0
Kapërcimi/ Nga muzika në drejtësi, Çiljeta diplomohet për Kriminologji: Sapo mbylla masterin

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga duket se nuk është shkëputur rastësisht nga muzika, por për t’u rikthyer sërish në bankat e shkollës. Lajmin e bën me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se ka kryer Masterin për “Kriminologji” në Universitetin e Drejtësisë, ku dhe është diplomuar së fundmi.

“Arti dhe Dija kanë ecur paralelisht në jetën time. Edhe pse fakultetin e kam kryer shume vite me parë për shkenca politike, këtë vite sapo mbylla një master ne Kriminologji sociale, një dege që më ka tërhequr gjithmonë.

Nga sot, e certifikuar dhe e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës 2-mujore të zhvilluar pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.

Zgjedhja për të dhënë kontributin tim në ofrimin e shërbimit të Ndihmës Ligjore Falas, nuk është vetëm një detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral, për të ofruar më të mirën atyre që s’kanë mundësi! 2024 ka nisur frytshëm dhe jam e bindur që do të përfundojë bukur, (madje dhe me art) ashtu siç jeni mësuar të më shihni e kërkoni! Ju dua #Çili”, shkruan këngëtarja./m.j

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ç (@ciljetaxhilaga)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.