Kapet 1 milion euro kokainë e fshehur mes bananeve në portin e Pireut

Mbi 1 milion euro kokainë është gjetur e fshehur në një kontejner me banane, në Portin e Pireut. Në kuadër të operacionit special “Coca Banana”, inspektorët helenë mësyn në port dhe zbuluan nëpërmjet një aparati të posaçëm me rreze x dhe qenit “Max”, një sasi të madhe kokaine, të fshehur mirë në disa kuti. Kontejneri […]

Qeshor 12, 2024 - 17:05
 0
Kapet 1 milion euro kokainë e fshehur mes bananeve në portin e Pireut

Mbi 1 milion euro kokainë është gjetur e fshehur në një kontejner me banane, në Portin e Pireut.

Në kuadër të operacionit special “Coca Banana”, inspektorët helenë mësyn në port dhe zbuluan nëpërmjet një aparati të posaçëm me rreze x dhe qenit “Max”, një sasi të madhe kokaine, të fshehur mirë në disa kuti.

Kontejneri i dyshimtë ishte nisur nga Ekuadori dhe për destinacion final ka pasur Pireun. Një skanim me rreze X zbuloi lëndë organike në makinerinë ftohëse të kontejnerit.

Kjo shtyu inspektorët të hapnin kontejnerin dhe aty gjetën e më pas sekuestruan 21 pako kokainë, me peshë 21 kilogramë, vlera e së cilës përllogaritet në mbi 1 milion euro.

Tashmë, inspektorët doganor po hetojnë në bashkëpunim me antidrogën e Atikës lidhjet për të zbuluar rrjetin ndërkombëtar që ka nisur ngarkesën drejt Athinës dhe personat që do e prisnin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.