Kapet gjermani me vaj hashashi, tentoi të kalonte kufirin te Tre Urat

Një shtetas gjerman u vu në pranga në pikën kufitare të Tre Urave teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria, duke trafikuar një sasi lënde narkotike kanabis dhe vaj kanabisi. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, Policia Kufitare e PKK Tre Urat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të […]

Maj 14, 2024 - 14:50
 0
Kapet gjermani me vaj hashashi, tentoi të kalonte kufirin te Tre Urat

Një shtetas gjerman u vu në pranga në pikën kufitare të Tre Urave teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria, duke trafikuar një sasi lënde narkotike kanabis dhe vaj kanabisi.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, Policia Kufitare e PKK Tre Urat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, vunë në pranga shtetasin gjerman D. J., 42 vjeç.

Në dalje të vendit, në furgonin që drejtonte 42-vjeçari u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi vaji cannabisi.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.