Kapet hajduti i banesave në Durrës/ Policia sekuestron sendet e vjedhura dhe një sasi kanabisi

Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi vidhte në banesat e qytetit.   Policia njofton se i riu në harkun kohor korrik-tetor, duke

Tetor 14, 2023 - 14:05
 0
Kapet hajduti i banesave në Durrës/ Policia sekuestron sendet e vjedhura dhe një sasi kanabisi

Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi vidhte në banesat e qytetit.

 

Policia njofton se i riu në harkun kohor korrik-tetor, duke përdorur pajisje profesionale për hapjen e dyerve të blinduara, ka arritur të kryej vjedhje në 3 banesa.

 

Ndërkaq janë sekuestruar një laptop, 9 ora dore të markave të ndryshme, 2 celuarë, një automjet dhe nje sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Vetëm 3 ditë më parë, policia zbardhi 7 raste të tjera të vjedhjeve në banesa dhe sekuestroi shuma të mëdha parash, aksesorë dhe bizhuteri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.