Kapet kokainë në Portin e Durrësit, dy të arrestuar

Policia ka gjetur rreth 7 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Droga është zbuluar dje në mbrëmje në një furgon me targa angleze,

Maj 25, 2024 - 09:25
 0
Kapet kokainë në Portin e Durrësit, dy të arrestuar

Policia ka gjetur rreth 7 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.

Droga është zbuluar dje në mbrëmje në një furgon me targa angleze, në kohën që po kalonte në pikën e kalimit kufitar drejt Italisë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në dyshemenë e furgonit dhe ishte ndarë në 7 pako. Furgoni ishte në pronësi të kompanisë “Bledi Trans”, e cila transporton pako për emigrantët.

Deri tani kanë rënë në pranga Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni, 39 vjeç. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.