Kapet në flagrancë duke vaditur kanabisin, arrestohet “kujdestari” në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një person, i cili është kapur në flagrancë duke vaditur një sasi të konsiderueshme cannabis sativa, sasi, e cila pasi është konstatuar është asgjësuar nëpërmjet djegies. Në pranga ka rënë shtetasi P.L., banues në Bulticë. “Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Green hills”.  U […]

Shtator 21, 2023 - 10:00
 0
Kapet në flagrancë duke vaditur kanabisin, arrestohet “kujdestari” në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një person, i cili është kapur në flagrancë duke vaditur një sasi të konsiderueshme cannabis sativa, sasi, e cila pasi është konstatuar është asgjësuar nëpërmjet djegies. Në pranga ka rënë shtetasi P.L., banues në Bulticë.

“Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Green hills”.  U kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike kanabis të kultivuara në vendin e quajtur “Ish-Lerat”, në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk, vihet në pranga. Asgjësohen nëpërmjet djegies 82 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kishte kultivuar bimë kanabis në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Green hills”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi P. L., banues në Bulticë. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasi P. L. është kapur në flagrancë duke ujitur bimët narkotike cannabis sativa.

82 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.