Karabina flet për situatën në PD: Po përgatitemi për zgjedhjet e 2025
Mirela Karabina zëdhënëse e Partisë Demokratike zyrtare, është shprehur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-është bërë në bazë të statutit. Në një intervistë për Euronews Albania, ajo nënvizoi se pas 14 majit ka filluar një fazë e re në PD, ndërsa shtoi se kjo forcë politike duhet të bëhet gati për zgjedhjet e […]
Mirela Karabina zëdhënëse e Partisë Demokratike zyrtare, është shprehur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-është bërë në bazë të statutit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo nënvizoi se pas 14 majit ka filluar një fazë e re në PD, ndërsa shtoi se kjo forcë politike duhet të bëhet gati për zgjedhjet e 2025.
“Zgjedhja e kryetarit është bërë konform statutit të PD-së. Ka pasur një mbledhje të kryesisë, ka qenë emergjent, kjo gjë është deklaruar dhe gjatë fushatës elektorale. Pas 14 majit filloi një fazë e re e PD-së. Ne duhet të bëhemi gati për zgjedhjet e 2025, por kjo nuk mund të ndodhte pa zgjedhjen e kryetarit. Bardhi ka mbajt qëndrime publike, dhe proceset në PD nuk I njeh, por ndërkohë që Bardhi ka qenë vetë në mbledhjen e kryesisë së PD në 6 qershor, ku u diskutua që ishte domosdoshmëri të mblidhej një Kuvend statutor dhe ai statut të përfshinte veprime organizatibe për ta bërë PD që vendimarrja të shpërndahet”- tha ajo./f.s
What's Your Reaction?