Karamuço tregon unazën që të merr jetën në pak minuta: Iu gjet një 14-vjeçari në shkollë!

“Adoleshentët nëpër shkolla, sa agresivë janë dhe çfarë po ndodh brenda e jashtë shkollave, gjimnazeve në Shqipëri?”, ishte një nga pyetjet që u ngrit mbrëmë në studion e emisionit “Më lër të flas” në Top Channel. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte një ndër të ftuarit, i cili fillimisht tregoi se janë ‘35 mijë vepra […]

Tetor 22, 2023 - 13:50
 0
Karamuço tregon unazën që të merr jetën në pak minuta: Iu gjet një 14-vjeçari në shkollë!

“Adoleshentët nëpër shkolla, sa agresivë janë dhe çfarë po ndodh brenda e jashtë shkollave, gjimnazeve në Shqipëri?”, ishte një nga pyetjet që u ngrit mbrëmë në studion e emisionit “Më lër të flas” në Top Channel.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte një ndër të ftuarit, i cili fillimisht tregoi se janë ‘35 mijë vepra penale në vit, 96 vepra penale në ditë’.

Sipas tij, përplasjet kryesisht nisin jashtë ambienteve të shkollës, por që më pas vijojnë edhe brenda. Por jo vetëm kaq, pasi duke folur për tregtinë e armëve të ftohta në internet, Karamuço tha:

“Gjatë 10 viteve të fundit ne na është 3-fishuar, në një fashë moshore 14-18 vjeç, mbajtja e armëve të ftohta. Në vitin 2022, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të Këshillit të Ministrave, që bën fjalë për pajisjen me leje të armëve të ftohta. Që do të thotë disa lloj thikash, etj, etj, duhet të kenë leje për këto. Por nuk janë armë të ftohta vetëm thikat, po edhe shkopinjtë e bejsbollit, edhe leva, edhe shkopinj gome. Sepse në katalogun e Policisë Shkencore është e parashikuar një armë dërrmuese dhe prerëse. Sa herë kapen nga këto, që kapen nga ana e policisë dhe pastaj procedohen penalisht neni 279 i kodit penal thotë ‘nëse nuk je në publik ose në makinë është deri në 3 vjet’ dhe nëse e ke në publik armën e ftohtë pa leje ose në makinë duke shëtitur, pra ka rrezikshmëri më të lartë, ka 5 vjet burg”, tha Karamuço.

Madje eksperti i kriminalistikës shokoi të gjithë kur tregoi se një 14-vjeçari i është gjetur një unazë, e cila të merr jetën në pak minuta. Ai tha se është një unazë e zakonshme dhe që është e vështirë që të vihet re.

“Problemi qëndron këtu, këta janë bërë të zgjuar sepse duhet që t’iu shkasin masave që merren me karakter penal gjatë kontrolleve të policisë nuk mbajnë më kaq të shprehur thika e këto, armë jo e jo, e armët kanë një rrezikshmëri shumë të lartë për t’i futur në shkolla se mund të kapesh dhe dënimi është edhe më i madh.

Por një fëmije 14 vjeç për shembull i është kapur kjo unazë. Është një unazë e cila ka një teh që hapet dhe mbyllet. E kur ti e kontrollon personin, kjo unaza nuk bie në sy fare, është një unazë e zakonshme. I është kapur rastësisht një 14-vjeçari. Në momentin që është kontrolluar askujt prej policisë nuk i ka rënë në sy kjo unazë. Pse është vdekjeprurëse? Në momentin që hapet, ai tehu shkon gati 1-2 centimetra. Në momentin që të godet, rrezikshmëria për të humbur jetën është shumë e madhe, sidomos në pjesën e qafës. Në 4 minuta je i vdekur”, tha Karamuço.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.