Karrierë e mbyllur?! Pol Pogba rezulton pozitiv në testin e dopingut, ja çfarë rrezikon mesfushori i Juventusit

Mesfushori i Juventusit, Pol Pogba ka dalë pozitiv në një test dopingu. Ai rezultoi pozitiv në një test të kryer më 20 gusht të vitit të kaluar pas hapjes së kampionatit ndaj Udinezes. Lajmi është bërë i ditur nga “corriere. it”  Analizat e kryera zbuluan gjurmë të testosteronit në gjak. Sipas mediave italiane testosteroni është një substancë që nuk […]

Shtator 11, 2023 - 18:40
 0
Karrierë e mbyllur?! Pol Pogba rezulton pozitiv në testin e dopingut, ja çfarë rrezikon mesfushori i Juventusit

Mesfushori i Juventusit, Pol Pogba ka dalë pozitiv në një test dopingu.

Ai rezultoi pozitiv në një test të kryer më 20 gusht të vitit të kaluar pas hapjes së kampionatit ndaj Udinezes. Lajmi është bërë i ditur nga “corriere. it”  Analizat e kryera zbuluan gjurmë të testosteronit në gjak.

Sipas mediave italiane testosteroni është një substancë që nuk mund të merret me një përjashtim terapeutik. Prandaj, Pogba rrezikon një dënim maksimal prej katër vitesh skualifikim edhe nëse është shumë herët për të bërë ndonjë supozim.

Ndërkohë do të duhet të bëhen kundër analiza për të konfirmuar pozitivitetin dhe për të kuptuar se cila mund të jetë linja mbrojtëse e francezit, kampion bote në vitin 2018.

Rasti i fundit i një polemike dopingu në Serinë A është ai i argjentinasit tek Atalanta, Hose Luis Palomino, i cili doli pozitiv për nandrolone në vitin 2022, por më pas u lirua nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.