Katastrofa e ‘BF’ në Kukës/ Topollaj: Me Berishën s’ka fitore, demokratët e kanë humbur besimin! Deputeti i Foltores: Fitorja e PS s’ishte e pastër
‘Çifti’ Berisha-Meta humbën sërish në zgjedhjet që u mbajtën në Kukës, madje humbja ishte edhe më e thellë se rezultatet e 14 majit, ku ish-kryeministri në më pak se katër muaj arriti të përgjysmojë mbështetësit e tij. I ftuar në Report Tv, Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike thotë se me Sali Berishën në krye të Rithemelimit […]
‘Çifti’ Berisha-Meta humbën sërish në zgjedhjet që u mbajtën në Kukës, madje humbja ishte edhe më e thellë se rezultatet e 14 majit, ku ish-kryeministri në më pak se katër muaj arriti të përgjysmojë mbështetësit e tij. I ftuar në Report Tv, Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike thotë se me Sali Berishën në krye të Rithemelimit nuk do të ketë asnjëherë fitore, pasi demokratët kanë humbur besimin.
Nga ana tjetër, deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi thotë se fitorja e Partisë Socialiste nuk ishte e pastër. Ndonëse Berisha po rendit humbjet radhazi dhe mbështetjen e demokratëve, Baçi thotë se ish-kryeministri s’ka pse dorëhiqet.
“Për mua ishte i pritshëm. Nuk mendoja se do kishte rezultat ndryshe. Kjo tregon që qeveria e Ramës dhe vetë Rama është i fokusuar 100% që pushtetin do e marrë me çdo lloj kostoje. Frika që kishte me atë skandal që ndodhi në Kukës bëri që të bëjë lëvizje nga më të paimagjinueshme. S’ka si të jetë fitore e pastër. Gjithkush mund të thotë që gjithmonë qahen, ankohen. S’ka provë më të mirë se rezultati që arrihet në Kukës që është historikisht e djathtë, që vuan papunësinë, shpopullimin dhe ikjen masive të të rinjve, bashki që bëhen një palë zgjedhje të detyruara për një skandal të paimagjinueshëm dhe kemi rezultat kaq të thellë”, tha Baçi në Report Tv.
Topollaj thotë se opozita duhet të bëjë një analizë reale dhe ta nisin fillimisht nga vetja.
“Nuk ka shumë për tu diskutuar sa i përket rezultatit. Ky është rezultat i thellë dhe në një nga zonat më të djathta që ka votuar për PD. Nëse ne duam të shkojmë tek thelbi, nuk e justifikojmë dot vetëm me faktin që qeveria vjedh. Nëse ne si opozitë zgjedhje pas zgjedhje themi se qeveria na vjedh votat, qytetari do thotë po mirë pse rrini ju? Me këtë logjikë ne s’paskemi kurrë shpresë të vijmë në pushtet. Rama ka vjedhur do vazhdojë të vjedhë dhe do vjedhë edhe më shumë. Ne duhet ta shohim problemin tek vetja jonë. Ajo që duhet të bëjmë ne është një analizë reale dhe ta nisim nga vetja jonë. Sinjali i parë është se qytetarët s’kanë besim tek opozita”, tha Topollaj.
What's Your Reaction?