Katër gjerman kapen nga policia duke festuar ditëlindjen e Hitlerit

Policia në provincën e Austrisë ka arrestuar katër gjerman pasi i kapi duke festuar ditëlindjen e Adolf Hitlerit. Policia arrestoi dy motra, 24

Prill 23, 2024 - 13:25
 0
Katër gjerman kapen nga policia duke festuar ditëlindjen e Hitlerit

Policia në provincën e Austrisë ka arrestuar katër gjerman pasi i kapi duke festuar ditëlindjen e Adolf Hitlerit.

Policia arrestoi dy motra, 24 dhe 26 vjeç, si dhe partnerët e tyre 29 dhe 31 vjeç. Të rinjtë u kapën duke vendosur trëndafila të bardhë në kujtim të Adolf Hitlerit në shtëpinë ku lindi diktatori nazist në Austrinë perëndimore në përvjetorin e lindjes së tij.

Njëri prej tyre përshëndeste Hitlerin teksa pozonte për të bërë foto.

Ligji austriak ndalon përdorimin dhe përshëndetjen e simboleve të nazizmit.

Hitleri lindi më 20 prill 1889 në Braunau am Inn. Pas grindjeve të gjata për të ardhmen e shtëpisë ku ai lindi, puna filloi vitin e kaluar për ta kthyer atë në një stacion policie, një projekt që synonte ta bënte atë jo tërheqëse si një vend pelegrinazhi./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.