Katër persona djegin 2 makina në Korçë, arrestohen

Policia e Korçës bën me dije se dy makina të parkuara janë djegur në orët e para të mëngjesit në lagjet nr.4 dhe nr.14 të qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, teksa makinat e djegura ishin në pronësi të shtetasve G. C., dhe J. G. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku […]

Mars 19, 2024 - 09:25
 0
Katër persona djegin 2 makina në Korçë, arrestohen

Policia e Korçës bën me dije se dy makina të parkuara janë djegur në orët e para të mëngjesit në lagjet nr.4 dhe nr.14 të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, teksa makinat e djegura ishin në pronësi të shtetasve G. C., dhe J. G.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes.

Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G.

Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.