Katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve në Shkodër

Një aksident rrugor është regjistruar në mesnatë në aksin Shkodër- Kryebushat në vendin e quajtur Melgushe. Dy automjete janë përfshirë në këtë aksident,

Gusht 19, 2023 - 09:37
 0
Katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve në Shkodër

Një aksident rrugor është regjistruar në mesnatë në aksin Shkodër- Kryebushat në vendin e quajtur Melgushe. Dy automjete janë përfshirë në këtë aksident, ku si pasoje nje mjet tip “Audi” me targa shqiptare, në të cilin ndodheshin dy persona, është perplasur edhe me një mur betoni. Ndërsa mjeti tjeter tip “Opel” me targa italiane në të cilin udhëtonte një familje emigrantësh, ka dalë nga rruga duke përfunduar në arë. Në spital janë dërguar 2 personat qe ndodheshin në mjetin tip “Audi”, si dhe dy fëmijët e mitur, të cilët janë nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje policia dhe ekspertët e qarkullimi rrugor po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.