“Kemi dy vite të lidhur”, e ëma e 12-vjeçares bashkëjetonte me babain e përdhunuesit të së bijës
Tragjedia e përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec thellohet akoma më shumë, pasi burime pranë komisariatit bëjnë me dije se e ëma e të
Tragjedia e përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec thellohet akoma më shumë, pasi burime pranë komisariatit bëjnë me dije se e ëma e të miturës ishte në dijeni mbi ngjarjen e rëndë. Kjo e fundit bashkëjetonte me babain e përdhunuesit të dyshuar të së bijës, por e denoncoi rastin vetëm pas ndarjes.
Kjo edhe për grupin e hetimit tregon se nëna ka qenë në dijeni të rastit por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e 29 vjecarit ka marrë fund.
Policia e Pogradecit ka filluar hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, për grupin e hetimit në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29-vjeçarin.
Gjithsesi, policia edhe për shkak të moshës së vajzës ka arrestuar 29-vjeçarin dhe ka filluar hetimet ndërkohë që vajza i është nënshtruar kontrollit mjekoligjor për të vërtetuar nëse ka pasur marrëdhënie seksuale me 29 vjeçarin./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?