“Kemi rikrijim të frontit serb në Mal të Zi”, Nazarko: SHBA-të, spektike për qeverinë e re

Analisti Mentor Nazarko, gjatë intervistës për “Ballkan Update”, u ndal edhe tek zhvillimet politike në Mal të Zi. I pyetur nga gazetarja Linda Karadaku, analisti theksoi se qeveria e re, e udhëhequr nga Spajiç, është rikrijim i frontit pro serb. Sipas tij, ndikimi i Serbisë mund të rritet me këtë qeverisje. “Garnitura qeverisëse aktuale e [...]Read More...

Tetor 30, 2023 - 17:10
 0
“Kemi rikrijim të frontit serb në Mal të Zi”, Nazarko: SHBA-të, spektike për qeverinë e re

Analisti Mentor Nazarko, gjatë intervistës për “Ballkan Update”, u ndal edhe tek zhvillimet politike në Mal të Zi. I pyetur nga gazetarja Linda Karadaku, analisti theksoi se qeveria e re, e udhëhequr nga Spajiç, është rikrijim i frontit pro serb. Sipas tij, ndikimi i Serbisë mund të rritet me këtë qeverisje.

“Garnitura qeverisëse aktuale e udhëhequr nga Spajiç nuk është asgjë më tepër se sa rikrijimi i frontit pro serb të 2020-ës. Nëse falë rolit promotor dhe nxitës të urës së Dritan Abazoviç, ky front u ça, lindi Evropa Sot, fronti pro serb nga një numër i madh deputetësh shkoi në 14, sot kemi rikrijim të këtij fronti dhe ku shqiptarët janë thjesht dekor zbutës i kësaj garniture. Për shkak të këtyre zhvillimeve që kanë fill prej 2020-ës, afirmimi i një klase të re teknokratësh apo menaxherësh, ku më të spikaturit janë presidenti Milatoviç apo kryeministri Spajiç, kemi rikthimin e tyre në të njëjtën garniturë qeverisëse. Nuk kemi pakica të pranishme, kemi vetëm shqiptarët, të cilët janë substanca që do të tentojë t’i japë ngjyrë kësaj maxhorance qeverisëse.

Në një kuptim, kemi kthimin e atyre shqetësimeve që ka shprehur Kurti, se me fitoren e Milatoviç dhe të lëvizjes Evropa Sot, kombi malazez do të zhduket. Nuk besoj se jemi në këto rrethana, por ama gjasat që ndikimi i Serbisë apo faktorëve të tjerë të rriten në këtë qeveri janë reale. Kjo duket që SHBA-të janë skeptikë për këtë garniturë qeverisëse. Faktori shqiptar ka zgjedhur që të tentojë të bëjë të njëjtën lojë që bëri Abazoviç në 2020, ndonëse nuk ka 4 vota dhe nuk është e njëjta peshë në pikëpamje të numrit të votave për të krijuar shumicën. Megjithatë, shqiptarët janë të pranishëm në mënyrë cilësore, por është një qeveri që, siç thashë, ngre shumë pikëpyetje për kursin e saj dhe që nuk garanton stabilitet apo në përmbushjen e objektivave të integrimit evropian.”, u shpreh Nazarko.

Ai thotë se edhe SHBA-të janë spektikë ndaj kësaj qeverie të re pasi nuk garanton stabilitet në vend. Siç shprehet Nazarko, udhëheqja e kryeministrit Dritan Abazoviç e ngriti Malin e Zi në një nivel të ri qoftë rajonal apo ndërkombëtar.

“Mundësia ekziston por ajo çka është e rëndësishme sot, është fakti që me votimin eventual të një njeriu si Andrea Mandiç në krye të parlamentit, një figurë që është thuajse non grata nga SBA, i dyshuar për lidhje me Rusinë, me votimin edhe të kryeministrit, kemi fundin e një qeverisje të një udhëheqësi shqiptar në krye të Malit të Zi, i cili ka shenjuar një epokë në qeverisjen e këtij vendi të vogël sepse në fund të kësaj qeverisjeje, që shkoi me gjithë rënien formale dhe de jure në verën e 2022, kemi një bilanc që ka shenjuar forcimin e popullaritetit të perëndimit në gjirin e një shoqërie që është shumë e ndarë. Në sondazhet e fundit, NATO dhe BE shiheshin me më shumë simpati sesa tre vite më parë kur Abazoviç dha këtë drejtim. Ka arritje, të cilat kanë karakter jashtë etnik, në fushën e ekonomisë, në rritjen e kontrollit të shtetit, në rritjen e rrogave për administratën publike dhe për qytetarët private dhe kemi, duke kaluar në pikëpamje të marrëdhënieve rajonale të kësaj qeverie, kemi fortësim të subjektivitetit të Malit të Zi në planin rajonal. Kemi rritje të pavarësisë përkundrejt Serbisë dhe në fund kemi qëndrim të fortë kundër Dodik, për regjistrimin e popullsisë, për bllokimin që iu bë një zyrtari malazez në aeroportin e Beogradit dhe masa non grata ndaj ambasadorit të Serbisë në Mal të Zi, votim pro Palestinës. Kemi qëndrime të cilat e kanë rritur subjektivitetin ndërkombëtar të Malit të Zi, vend që ka problemet e veta të vjetra dhe të reja dhe që është ndikuar i ndikueshëm nga fuqitë rajonale. Në pikëpamje etnike, kemi fuqizim të faktorit shqiptar në Mal të Zi.”, shtoi Nazarko./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.