Këngëtari i njohur grek pëson atak kardiak, 24 orët e ardhshme kritike

Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas ndodhet në gjendje të rëndë prej ditës së djeshme, në repartin e Infarktit të spitalit Gennimatas. Artisti 56-vjeçar, djali i

Mars 29, 2024 - 10:00
 0
Këngëtari i njohur grek pëson atak kardiak, 24 orët e ardhshme kritike

Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas ndodhet në gjendje të rëndë prej ditës së djeshme, në repartin e Infarktit të spitalit Gennimatas.

Artisti 56-vjeçar, djali i të ndjerit Stamatis Kokota, pësoi një atak në zemër gjatë një xhirimi televiziv për emisionin J2US.

Sipas asaj që u bë e ditur, ai është ndjerë keq dhe ka njoftuar kolegët e tij në xhirime.

Është thirrur menjëherë ambulanca dhe këngëtari Dimitris Kokotas u dërgua në spitalin Gennimatas.

Burimet spitalore thonë se ai ka pësuar një atak në zemër dhe një konvulsion. 24 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike për pacientin, tha një burim spitalor për protothema.gr, duke theksuar gjendjen e tij të rënduar./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.