Këngëtari i njohur kritikon Feron për bindjet “e menjëhershme” fetare

Këngëtari kosovar, Labinot Rexha, i cili njihet gjithashtu dhe si praktikues i fesë Islame, e ka kritikuar ish-reperin, Fero, për qëndrimin e tij për ta lënë krejtësisht muzikën. Ai ka thënë se nga muzika jeton, por njëkohësisht është edhe praktikues i fesë. Sipas tij, Fero me qëndrimet e tij është duke u ngutur, pasi në […]

Tetor 9, 2023 - 14:55
 0
Këngëtari i njohur kritikon Feron për bindjet “e menjëhershme” fetare

Këngëtari kosovar, Labinot Rexha, i cili njihet gjithashtu dhe si praktikues i fesë Islame, e ka kritikuar ish-reperin, Fero, për qëndrimin e tij për ta lënë krejtësisht muzikën.

Ai ka thënë se nga muzika jeton, por njëkohësisht është edhe praktikues i fesë.

Sipas tij, Fero me qëndrimet e tij është duke u ngutur, pasi në fe duhet të hyhet dalëngadalë.

Për këtë fajësoi edhe hoxhallarët, të cilët sipas tij në ligjërata po thonë gjëra të cilat nuk po kuptohen nga populli.

“Nuk janë ata, as unë me mbajt ligjërata, ne jemi me tregu që besimi islam është i mirë… Të gjithë këta që u përmendën janë djem të mirë, sidomos Goldi, e Fero ka qenë këtu për të parë për shtëpi, ka pas interes me ble, por nuk kemi rënë dakord në çmim.

Ai e ka gjet vetën aty, por sa e di unë duhesh të shkosh në klasën e parë, tani në klasën e dytë, tani në të tretën.. edhe hoxhallarët kanë ka (nga) pak faj, sepse në ligjërata po kanë nga pak faj se po flasin diçka që nuk po e kupton populli”, u shpreh këngëtari Labinot Rexha.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.