“Kequshqyerja po rrit sëmundjet tumorale”, nutricionistët: Konsumoni vaktin e mëngjesit

Të ushqyerit e shëndetshëm është kthyer në sfidë globale. Shqipëria hyn në ato vende ku problemet me ushqyerjen i ka të mëdha për shkak të konsumit të ushqimeve të gatshme dhe atyre të procesuara sidomos nga të rinjtë. Docentja e Fiziologjisë, dhe Shkencave të të Ushqyerit ( pranë Universitetit të Studimeve Tor Vergata të Romës) […]

Maj 19, 2024 - 10:40
 0
“Kequshqyerja po rrit sëmundjet tumorale”, nutricionistët: Konsumoni vaktin e mëngjesit

Të ushqyerit e shëndetshëm është kthyer në sfidë globale. Shqipëria hyn në ato vende ku problemet me ushqyerjen i ka të mëdha për shkak të konsumit të ushqimeve të gatshme dhe atyre të procesuara sidomos nga të rinjtë.

Docentja e Fiziologjisë, dhe Shkencave të të Ushqyerit ( pranë Universitetit të Studimeve Tor Vergata të Romës) Angela Andreoli tha për RTSH-në se problemet me ushqimin thërrasin çdo ditë për ndërhyrje konkrete.

Sfidat e ushqyerjes janë të shumta sepse po shohim veprime që shkojnë drejt kequshqyerjes. Kemi probleme me mungesa në ushqim sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit,  si dhe probleme me ngarkesën ushqimore. Këto duhen zvogëluar dhe ekuilibruar”, tha Andreoli.

Emergjente sipas profesoreshë Andreolit është parandalimi i sëmundjeve tumorale me burim ushqimet.

Kemi një rrije të sëmundjeve tumorale që lidhen me të uqyerit jo të mirë.Kjo jo vetëm për faj të konsumatorit apo zgjedhjeve të tij por edhe për faj të prodhuesve të cilët po I ofrojnë tregut gjithnjë e më shumë ushqime të  procesuara e të paketuara për të cilat çalon shumë transporti , kushtet e ruajtjes etj”, shtoi ajo.

Doktoresha rekomandon të rinjtë që të konsumojnë mëngjesin.

“Mos dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Kjo është shumë e rëndësishme. Shumë nuk e bëjnë dhe kanë pasoja në shëndet“, tha ajo.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.