“Kërcënimet me jetë nga Laert Haxhiu”/ Ish ministrja e Drejtësisë: Dy prokuroret kanë prishur qetësinë e krimit të organizuar

Ish ministrja e Drejtësisë, aktualisht, deputete e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj thotë se duhet reaguar për çdo kërcënim ndaj drejtësisë, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, se grupi i Laert Haxhisë do të vriste dy prokurore dhe një avokat. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjonaj u shpreh se fakti që […]

Tetor 2, 2023 - 21:40
 0
“Kërcënimet me jetë nga Laert Haxhiu”/ Ish ministrja e Drejtësisë: Dy prokuroret kanë prishur qetësinë e krimit të organizuar

Ish ministrja e Drejtësisë, aktualisht, deputete e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj thotë se duhet reaguar për çdo kërcënim ndaj drejtësisë, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, se grupi i Laert Haxhisë do të vriste dy prokurore dhe një avokat.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjonaj u shpreh se fakti që kanë marrë këto kërcënime, tregon se këto prokurore kanë prishur qetësinë e krimit të organizuar.

“Unë do ta ndaja reagimin tim në dy pjesë. Në radhë të parë, është një reagim për aktin në vetvete, sepse çdo kërcënim që i bëhet trupave të drejtësisë, gjyqtar, prokurorë, por edhe institucione ligjzbatuese, sepse ka pasur raste, duhet reaguar. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për dy zonja prokurore, gra që mbase mund të jenë më trime sesa burrat. Unë vërtet gëzoj respekt dhe mbështetje për të gjithë prokurorët edhe në SPAK, por gjithsesi mund të them se bëhet fjalë për dy gra prokurore. E bëj këtë ndarje jo për faktin se janë gra, por e kuptueshme, si gra në politikë, ashtu edhe në sistem, prokurore, gjyqtare, kanë vështirësi më të shumta. Presioni është më i fortë edhe në ndjeshmërinë publike, tek i bëhet një gruaje në sistem. Kjo në konceptin tim, është një ngjarje e rëndë.

Unë i besoj veprimeve ligjore që edhe drejtuesi i SPAK, zoti Dumani kreu për kërkesën për mbrojtje ndaj prokurores Musabelliu, duke besuar këtë dhe duke besuar deklaratat e një personi të penduar, besoj se do duhet të vlerësuar maksimalisht. Këto kërcënime janë bërë për shkak të disa veprimeve që kanë kryer prokuroret. Do duhet që edhe shoqëria t’i mbështesë. Fakti që janë këto kërcënime, do të thotë që këto prokurore kanë prishur qetësinë e krimit të organizuar”, theksoi ajo./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.