Kërcënimet ndaj RMV e Malit të Zi, Rama: Të rrezikshme e të papranueshme! Europa e madhe …!

Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetin social X se kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. “Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne […]

Gusht 21, 2023 - 17:44
 0
Kërcënimet ndaj RMV e Malit të Zi, Rama: Të rrezikshme e të papranueshme! Europa e madhe …!
Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetin social X se kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme.

“Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme,” – u shpreh Rama.

Vizita e Albin Kurtit pak ditë më parë në komunat e Çairit dhe Tetovës në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar debate në opinionin publik. Krerët më të lartë të shtetit kanë kërkuar ndëshkimin e kryetarëve të komunave të Çairit dhe Tetovës për sjellje nacionaliste dhe përdorim vetëm të flamurit shqiptar.

REAGIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Kërcënimet ndaj RMV e Malit të Zi, Rama: Të rrezikshme e të papranueshme! Europa e madhe ...!Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit.

Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.

Ky reagim i kryeministrit Edi Rama vjen pas artikullit të publikuar më herët nga ‘The Geopost’ ku shkruhej se Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi vazhdojnë të jenë target i kërcënimeve të Republikës së Serbisë.

ARTIKULLI I THE GEOPOST:

“Stabiliteti i tyre shtetëror vazhdon të cenohet nga brenda, të ndihmuar nga forcat serbe dhe pro-serbe që marrin leksione nga Beogradi zyrtar. Megjithatë, edhe kërcënimet e drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme të Serbisë u kujtojnë këtyre forcave se kanë mbështetjen e saj të hapur dhe të parezervë. Goditja shkon deri aty sa prek edhe  Aleancës e Atlantikut të Veriut. “Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe se i kanë zgjidhur problemet e tyre me të…”, kërcënoi hapur ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç në intervistë të zhvilluar në televizionin serb”, shkruhet në artikull./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.