Kërcënimet nga Irani, Biden: Do të bëjmë çfarë është e mundur për të mbrojtur sigurinë e Izraelit

Me tensioneve dhe frikës për kërcënimet në rritje të Iranit në Lindjen e Mesme, president i SHBA, Joe Biden ka siguruar Izraelin për

Prill 11, 2024 - 11:55
 0
Kërcënimet nga Irani, Biden: Do të bëjmë çfarë është e mundur për të mbrojtur sigurinë e Izraelit

Me tensioneve dhe frikës për kërcënimet në rritje të Iranit në Lindjen e Mesme, president i SHBA, Joe Biden ka siguruar Izraelin për mbështetjen e palëkundur të administratës së tij.

Deklaratat Biden i bëri pas zërave nga Irani se ka ardhur koha për ndëshkimin e Izraelit pas sulmit të këtij të fundit në konsullatën e Teheranit në Damask.

“Do të bëjmë cfarë është e mundur për të mbrojtur sigurinë e Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit të tij, është i hekurt.  E përsëris, i hekurt”, tha Biden.

Nga sulmi në konsullatën iraniane në Siri mbetën të vdekur dy zyrtarë të lartë të gardës revolucionare, dhe 5 persona të tjerë.  Teherani ka thënë se sulmi është i barabartë me një sulm në territorin e tij dhe se Izraeli do të dënohet.

Inteligjenca amerikane ka lënë të kuptohet se Teherani është duke planifikuar një sulm që do të përfshijë dronë dhe raketa. Nuk kishte detaje për vendin dhe kohën e goditjes së mundshme por një ndërtesë diplomatike izraelite do të ishte proporcionale, sipas raportin amerikan.

Ndërkohë mediat bëjnë me dije se adminitrata e Biden ka nisur punën në lindjen e mesme për të ‘qetësuar ujrat’.

I dërguari i SHBA për rajonin Brett McGurk raportohet se ka telefonuar ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite , Emirateve të Bashkuara Arabe , Katarit dhe Irakut , duke u kërkuar atyre t’i japin një mesazh Teheranit për të ulur tensionet me Izraelin. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.