Kërcënimet për prokurorët/ Çela: Duhet të jemi të bashkuar, vendi ka nevojë për drejtësi të pavarur
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi se vetëm të bashkuar anëtarët e sistemit të drejtësisë mund të tejkalojnë sfidat me të cilat po
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi se vetëm të bashkuar anëtarët e sistemit të drejtësisë mund të tejkalojnë sfidat me të cilat po përballen. Në fjalën e Asamblesë së Prokurorëve, Çela deklaroi se prokurorët po kalojnë një periudhë të vështirë, referuar kërcënimeve ndaj tyre nga komponentë të rrezikshëm të krimit në vend.
“Këto ditë kushdo ka ndjekur me shqetësim njoftimet për jetën e rrezikuar të dy kolegeve tona për shkak të detyrës. Ndërsa nga njëra anë këto fakte janë të rënda dhe duhet të marrin ndëshkimin sipas ligjit, nga ana tjetër duhet të na bëjnë më solidarë me njëri tjetrin e të kuptojmë se këto janë pengesa që mund t’i kapërcejmë vetëm duke qëndruar së bashku, përmes përkushtimit ndaj detyrës nga secili prej nesh. Vetëm ky qëndrim do të dekurajojë këdo që mendon se përmes kërcënimeve apo akteve të rënda të dhunës të drejtuara ndaj jetës së magjistratëve, mund të pengojë drejtësinë”, tha ai.
Kryeprokurori Çela nënvizoi se puna e prokurorëve nuk duhet njollosur nga fenomeve negative, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë për magjistratë të pavarur edhe pse në një kohë të vështirë për ta.
“Nuk duhet të lejojmë që disa fenomene negative, të njollosin dhe njëkohësisht të dobësojnë angazhimin tonë të përbashkët në shërbim të drejtësisë. Vendi ka nevojë për magjistratë të pavarur nga kushdo, që pikë referimi kanë kushtetutën dhe ligjin, dhe kanë kurajon dhe energjinë të përballen me sfidat e profesionit të vështirë që kanë zgjedhur”
Grupi i emrit mjaft të njohur në botën e krimit, Laert Haxhiut do të ekzekutonte dy prokurorë, fakte të cilat dolën në pah nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.
What's Your Reaction?