Kërcënimi/ Alarm për bombë, evakuohet aeroporti i Bazelit në Zvicër për arsye sigurie

Aeroporti ndërkombëtar i Baselit në Zvicër u evakuua ditën e sotme për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë. Sipas raportimi të gazetës zviceriane Blick, euroaeroporti Basel-Mulhouse duhej të evakuohej të enjten pasdite. Arsyeja e saktë e evakuimit fillimisht ishte e paqartë. Por më vonë prefektura zvicerane konfirmoi për Blick se “terminali duhej të evakuohej për arsye […]

Tetor 19, 2023 - 18:35
 0
Kërcënimi/ Alarm për bombë, evakuohet aeroporti i Bazelit në Zvicër për arsye sigurie

Aeroporti ndërkombëtar i Baselit në Zvicër u evakuua ditën e sotme për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë.

Sipas raportimi të gazetës zviceriane Blick, euroaeroporti Basel-Mulhouse duhej të evakuohej të enjten pasdite. Arsyeja e saktë e evakuimit fillimisht ishte e paqartë.

Por më vonë prefektura zvicerane konfirmoi për Blick se “terminali duhej të evakuohej për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë”.  Për Blick ka folur edhe një udhëtar që ishte prezent aty.

“Ne jemi në aeroplan. Informacioni që kemi është se ndoshta do të duhet të qëndrojmë në aeroplan për të paktën një orë. Askush nuk ka informacion të saktë”, ka thënë ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.