Kërcënimi i gjyqtares Arnisa Këlliçi, ende asnjë i dyshuar

Policia e Tiranës ende nuk ka asnjë person të dyshuar për kërcënimin ndaj gjyqtares së Tiranës, Arnisa Këlliçi. Kjo e fundit mori të shtunën një letër kërcënuese për të dhe familjen, duke kërkuar mbrojtje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe hetime nga policia për të gjetur autorët. Burime zyrtare nga policia thanë për Tv […]

Janar 21, 2024 - 17:35
 0
Kërcënimi i gjyqtares Arnisa Këlliçi, ende asnjë i dyshuar

Policia e Tiranës ende nuk ka asnjë person të dyshuar për kërcënimin ndaj gjyqtares së Tiranës, Arnisa Këlliçi.

Kjo e fundit mori të shtunën një letër kërcënuese për të dhe familjen, duke kërkuar mbrojtje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe hetime nga policia për të gjetur autorët.

Burime zyrtare nga policia thanë për Tv Klan se hetimet janë duke vijuar, por ende nuk kanë arritur të identifikojnë kush ia ka nisur letrën me mesazhin kërcënues për jetën e magjistrates dhe fëmijëve të saj.

Nga ana tjetër, në letrën e dërguar pranë KLGJ, Këlliçi pretendon se ky ishte kërcënimi i dytë që i është bërë, pasi më herët ishte njoftuar edhe nga kancelari i Gjykatës së Tiranës për një kërcënim në emrin e saj.

Gjyqtarja është marrë në mbrojtje nga policia në pritje të vendimit të KLGJ-së për caktimin e mbrojtjes së posaçme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.