Kërcënimi izraelit: S’ka bukë, ujë dhe energji për Gazën pa u liruar pengjet tona nga Hamasi
Ministri izraelit i energjisë ka deklaruar këtë të enjte se rrethimi i rripit të gazës do të vazhdojë deri sa Hamasi të lirojë
Ministri izraelit i energjisë ka deklaruar këtë të enjte se rrethimi i rripit të gazës do të vazhdojë deri sa Hamasi të lirojë të gjithe pengjet izraelite ndërkohë që situata sa vjen e përkeqësohet.
Tre nga pesë impiantet e ujit në Gaza janë jashtë funksionit për shkak të bombardimeve dhe termocentrali i vetëm i energjisë ka pushuar së punuari prej disa orësh për shkak të mungesës së karburantit. Si pasojë 2.3 milionë banorët e gazës po varen tashmë vetëm nga gjeneratorët.
Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për veprim urgjent edhe për situatën në spitalet e gazës të cilët po rrezikojnë të kthehen në morgje për shkak të mungesës së energjisë.
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka raportuar se të paktën 340,000 palestinezë janë zhvendosur në të gjithë Gazën. Pjesa më e madhe e tyre janë vendosur në shkollat e agjencisë, ndërsa pjersa tjetër janë strehuar në ambjente qeveritare.
Autoritetet palestineze kanë bërë thrrje për krijimin e korridoreve humanitare po një gjë e tillë nuk është bërë e mundur deri më tani.
What's Your Reaction?