Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në Prizren: Do marr kallashnikovin t’u vras të gjithëve…!

Dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje, raportojnë mediet në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit. Policia e Kosovës thotë se njëri nga të dyshuarit është arrestuar ndërsa tjetri është në kërkim. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pjesëtarët e KFOR të cilët kanë deklaruar se teksa […]

Shkurt 26, 2024 - 21:20
 0
Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në Prizren: Do marr kallashnikovin t’u vras të gjithëve…!

Dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje, raportojnë mediet në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Policia e Kosovës thotë se njëri nga të dyshuarit është arrestuar ndërsa tjetri është në kërkim.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pjesëtarët e KFOR të cilët kanë deklaruar se teksa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, “të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e më pas njeri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ‘’se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.