Kërcënoi me vrasje Albin Kurti, arrestohet një shtetas në Kosovë

Arretohet ne Kosove nje shtetas i cili ka kercenuar kryeministrin Albin Kurti.   Mediat e Kosoves, referuar njoftimit te shperndare nga Prokuroria Speciale,

Gusht 31, 2023 - 16:58
 0
Kërcënoi me vrasje Albin Kurti, arrestohet një shtetas në Kosovë

Arretohet ne Kosove nje shtetas i cili ka kercenuar kryeministrin Albin Kurti.

 

Mediat e Kosoves, referuar njoftimit te shperndare nga Prokuroria Speciale, sqaron se eshte prangosur shtetasi me iniciale inicialet N.S.

 

Arrestimi i tij eshte bere për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

 

Sipas njoftimit te Prokurorise Speciale, i njëjti ka kanosur me vrasje kryeministrin e Republikës së Kosovës, pasi ka bërë një postim në “Facebook” me përmbajtje inkriminuese  gje te cilen e ka perseritur edhe ne nje emision ne transmetim direkt.

 

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media te autoriteteve te drejtesise ne Kosove.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.