Kërcënojnë luftëtarët e Wagner pas vdekjes së Prigozhin: Bëhuni gati, ne po vijmë (VIDEO)

“Bëhuni gati, po vijmë”. Ky është mesazhi kërcënues që kanë dhënë luftëtarët e Wagner-it, pas vdekjes Yevgeny Prigozhin.   Tre luftëtarë, që duken

Gusht 24, 2023 - 09:54
 0

“Bëhuni gati, po vijmë”. Ky është mesazhi kërcënues që kanë dhënë luftëtarët e Wagner-it, pas vdekjes Yevgeny Prigozhin.

 

Tre luftëtarë, që duken të maskuar, në videon e tyre kanë shuar kuriozitetin e njerëzve se çfarë do të ndodhë tashmë me grupin Wagner.

 

Po flitet shumë tani për atë që do të bëjë grupi Wagner. Po ju themi një gjë që kemi vendosur, bëhuni gati për ne”, thuhet në video.

 

Ndërkohë që ditën e djeshme një burim që konsiderohet mjaft i afër me grupin mercenar Wagner e cilëson vdekjen e Yevgeny Prigozhin, si rezultat të veprimeve të tradhtarëve rusë.

 

 

Kreu i Grupit Wagner, një hero i Rusisë, një patriot i vërtetë, Yevgeny Viktorovich Prigozhin, u vra si rezultat i veprimeve të tradhtarëve në Rusi”, thuhej në një postim të “Grey Zone”, një llogari në platformën Telegram, që është e afërt me Wagnerin dhe ka postuar herë pas  here mesazhe të filmuara të liderit të kompanisë mercenare.

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.