Kërcënon Dodik: Do t’i tërheqim serbët nga ushtria dhe policia e Bosnje dhe Hercegovinës

“Serbët në Bosnje dhe Hercegovinë janë “mentalisht të integruar” me Serbinë dhe do të mbështesin pavarësinë përfundimtare të Republikës Serbe”, tha kryetari i saj Millorad Dodik në një intervistë në France Presse. “Ne nuk duam të qëndrojmë këtu”, ka thënë Dodik në një intervistë për agjencinë franceze të botuar në “Ditën e Republikës Serbe”, një […]

Janar 9, 2024 - 16:10
 0
Kërcënon Dodik: Do t’i tërheqim serbët nga ushtria dhe policia e Bosnje dhe Hercegovinës

“Serbët në Bosnje dhe Hercegovinë janë “mentalisht të integruar” me Serbinë dhe do të mbështesin pavarësinë përfundimtare të Republikës Serbe”, tha kryetari i saj Millorad Dodik në një intervistë në France Presse.

“Ne nuk duam të qëndrojmë këtu”, ka thënë Dodik në një intervistë për agjencinë franceze të botuar në “Ditën e Republikës Serbe”, një festë që autoritetet qendrore të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropa (OSBE) e konsideron antikushtetuese.

France Presse shkruan se Dodik kohët e fundit është marrë me çështjen e pronave shtetërore siç janë pronat e paluajtshme dhe pyjet, të cilat sipas tij “i përkasin entiteteve” dhe janë çështje “jete a vdekje”, ndërsa nga ana tjetër, shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës pretendon se pronari i tyre është shteti.

Kjo çështje ende nuk është zgjidhur ligjërisht dhe përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare, me autoritetin për të miratuar ose shfuqizuar ligjet, mund të jetë ai i cili do të gjykojë.

“Nëse kjo ndodh, ne do të shkojmë në Kuvendin Popullor të RS dhe do të marrim një vendim për pavarësinë”, ka pretenduar Dodik.

“Ne do t’i tërheqim serbët nga ushtria, policia, institucionet e përbashkëta. Iu rekomandoj që të mos hyjnë në këtë tregim”, kërcënon ai.

Dodik pretendon se qëllimi i Perëndimit është ta bëjë të pakuptimtë Republikën Serbe dhe të krijojë një Bosnjë dhe Hercegovinë të centralizuar.

“Karakteri ynë nuk e lejon që kjo të ndodhë. Prandaj sot e festojmë me krenari 9 janarin”, ka thënë ai.

France Presse shkruan se Dodik ka kërcënuar me pavarësinë e Republikës Serbe prejse ka ardhur në pushtet në vitin 2006. Ai është i sigurt se edhe banorët atje e duan këtë, por kujtimet e luftës i pengojnë të marrin një hap të tillë.

“Por jam plotësisht i sigurt se njerëzit e kuptojnë se çfarë po ndodh. Nëse një platformë e pavarësisë do të ofrohej në një moment vendimtar, populli do ta mbështesë këtë”, ka shtuar ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.