Kërcënon Irani: Nëse Izraeli na sulmon, Tel Avivi do të rrafshohet

“Në rast të çdo lloj agresioni kundër Iranit nga regjimi sionist, Irani do ta rrafshojë Tel Avivin”,- është shprehur Iraj Masjedi, këshilltari kryesor i komandantit të Forcave Qods të Gardës Revolucionare iraniane, Esmail Qaani. “Irani mbështet rezistencën (Hamas) dhe palestinezët e shtypur, por forcat e rezistencës nuk kanë nevojë për ndihmën e Iranit gjatë luftës […]

Dhjetor 27, 2023 - 20:03
 0
Kërcënon Irani: Nëse Izraeli na sulmon, Tel Avivi do të rrafshohet

“Në rast të çdo lloj agresioni kundër Iranit nga regjimi sionist, Irani do ta rrafshojë Tel Avivin”,- është shprehur Iraj Masjedi, këshilltari kryesor i komandantit të Forcave Qods të Gardës Revolucionare iraniane, Esmail Qaani.

“Irani mbështet rezistencën (Hamas) dhe palestinezët e shtypur, por forcat e rezistencës nuk kanë nevojë për ndihmën e Iranit gjatë luftës së tyre kundër Izraelit në Gaza, sepse janë të afta ta mposhtin regjimin vetë”,- shtoi ai.

Irani ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo sulmi nga Izraeli. Forcat tokësore të ushtrisë së Teheranit njoftuan sot se do të pozicionojnë pesë njësi raketash në koordinata kyçe brenda vendit për të luftuar çdo agresion të mundshëm./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.