Kërcënon pronarin e mobilerisë për 4 mijë euro, arrestohet nga policia

Një 55-vjeçar ka rënë nq prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuozhet se ka kërcënuar pronarin e një mobilierie, për t’i dhënë 4000 euro. 55-vjeçari i identifikuar me emrin Përparim Balliu u arrestua në flagrancë, teksa merrte paratë në mobilieri Gjithashtu, punohet për kapjen e një 23-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin, […]

Maj 21, 2024 - 11:30
 0
Kërcënon pronarin e mobilerisë për 4 mijë euro, arrestohet nga policia

Një 55-vjeçar ka rënë nq prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuozhet se ka kërcënuar pronarin e një mobilierie, për t’i dhënë 4000 euro.

55-vjeçari i identifikuar me emrin Përparim Balliu u arrestua në flagrancë, teksa merrte paratë në mobilieri

Gjithashtu, punohet për kapjen e një 23-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin, për të kanosur pronarin e mobilierisë.

Policia njofton se ka sekuestruar shuma e parave, 2 celularë, si dhe 2 automjete dhe 1 motomjet në përdorim nga 2 shtetasit e implikuar në këtë rast.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas denoncimit të një 50-vjeçari, se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan kryen një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri ”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë, teksa merrte shumën e eurove, në mobilierinë e 50-vjeçarit, shtetasi P. B., 55 vjeç. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç. Punohet për kapjen e tij”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.