Kërcet arma në fshatin shqiptar, dy të vrarë dhe dy të plagosur pas zënkës për një vend parkimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çellopek të Tetovës,  ku raportohet për dy të vrarë. Mediat në Maqedoninë 

Dhjetor 27, 2023 - 15:52
 0
Kërcet arma në fshatin shqiptar, dy të vrarë dhe dy të plagosur pas zënkës për një vend parkimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çellopek të Tetovës,  ku raportohet për dy të vrarë.

Mediat në Maqedoninë  e Veriut raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dy persona nga e njëjta familje dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Theksohet se një nga dy të plagosurit është autori i krimit. Sipas asaj që raporton Alsat shkak për këtë krim të rëndë dyshohet të jetë bërë zënka për një vend parkimi.

Të njëjtat burime theksojnë se viktimat dhe autori kanë qenë të afërm mes tyre dhe se kanë patur edhe konflikte të mëhershme.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.