Kërkesa/ Ekzekutoi policin e djalin e tij 8 vjeç në Fier, Engjëll Brahimi autoriteteve kanadeze: Mos më ekstradoni në Shqipëri sepse…!

Engjëll Brahimi, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8 vjeç, 23 vite më parë, ka kërkuar nga autoritetet kanadeze që të mos e ekstradojnë në vendin e lindjes. Sipas mediave të huaja, avokati i tij është shprehur se ka hije dyshimi për mënyrën sesi është shpallur […]

Tetor 10, 2023 - 19:05
 0
Kërkesa/ Ekzekutoi policin e djalin e tij 8 vjeç në Fier, Engjëll Brahimi autoriteteve kanadeze: Mos më ekstradoni në Shqipëri sepse…!

Engjëll Brahimi, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8 vjeç, 23 vite më parë, ka kërkuar nga autoritetet kanadeze që të mos e ekstradojnë në vendin e lindjes.

Sipas mediave të huaja, avokati i tij është shprehur se ka hije dyshimi për mënyrën sesi është shpallur fajtor për dy vrasjet e rënda, ndërsa shton se klienti i tij nuk ka besim tek drejtësia shqiptare.

Ngjarja e rëndë, për të cilën ai është shpallur fajtor, ka ndodhur në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”.

Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

Brahimi, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.