Kërkesa më e lartë se oferta, fluksi turistik në Vlorë rrit ndjeshëm çmimet e apartamenteve

Bumi i turistëve që vizituan Vlorën ka dhënë një impakt shumë dimensional në ekonominë e qytetit. Përveç të ardhurave të drejtpërdrejta nga sektori i turizmit, një pjesë e vizitorëve kanë preferuar edhe të blejnë apartamente në Vlorë. Madje kërkesa ka qenë e papërballueshme. Kryetari i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës, Arben Breshani tregon […]

Shtator 7, 2023 - 15:03
 0
Kërkesa më e lartë se oferta, fluksi turistik në Vlorë rrit ndjeshëm çmimet e apartamenteve

Bumi i turistëve që vizituan Vlorën ka dhënë një impakt shumë dimensional në ekonominë e qytetit. Përveç të ardhurave të drejtpërdrejta nga sektori i turizmit, një pjesë e vizitorëve kanë preferuar edhe të blejnë apartamente në Vlorë.

Madje kërkesa ka qenë e papërballueshme. Kryetari i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës, Arben Breshani tregon për A2 CNN, raportin kërkesë-ofertë për apartamentet si dhe çmimet që ka diktuar kjo kërkesë.

Mirëpo, kush janë më të interesuarit për të blerë apartamente në qytetin më të madh turistik në bregdetin e jugut të vendit. Ai tregon se bëhet fjalë për italianët, shqiptarët nga Kosova.

Në këto kushte investitorët apelojnë që të autoritet lokale dhe ato qendrore te përqendrohen në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit, jo vetëm në Lungomare, por edhe ne brendësi të lagjeve të Vlorës, në mënyrë që të jetë i njëjti standard për të gjithë qytetin./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.