Kërkimi: A do të krijohet vaksina kundër kancerit deri në 2030-n?
Covid-19 ka përshpejtuar në mënyrë të papritur kërkimin në teknologjinë mRNA, e cila para pandemisë po studiohej edhe në fushën e trajtimeve antitumorale. Duke pasur parasysh suksesin e vaksinave kundër Covid, tani po flasim për aplikimet e mundshme të saj në trajtimin e melanomave, tumoreve të zorrëve dhe llojeve të tjera, shkruan focus.it. Në një […]
Covid-19 ka përshpejtuar në mënyrë të papritur kërkimin në teknologjinë mRNA, e cila para pandemisë po studiohej edhe në fushën e trajtimeve antitumorale.
Duke pasur parasysh suksesin e vaksinave kundër Covid, tani po flasim për aplikimet e mundshme të saj në trajtimin e melanomave, tumoreve të zorrëve dhe llojeve të tjera, shkruan focus.it.
Në një intervistë çifti themelues i BioNTech, kompania që së bashku me Pfizer krijuan një nga vaksinat më të administruara kundër Covid-19 në botë diskutuan të ardhmen e teknologjisë mRNA dhe përdorimin e saj në një vaksinë kundër kancerit.
”Si shkencëtarë hezitojmë të themi se kemi një kurë për kancerin. Mund të kemi një vaksinë para vitit 2030”, deklaroi Özlem Türeci, dhe bashkëshorti i saj Ugur Sahin.
Teknologjia e ARN-së së dërguar (mRNA) funksionon duke dërguar instruksione te qelizat për të prodhuar një antigjen.
Sistemi imunitar është trajnuar për të njohur dhe synuar qelizat e sëmura për t’i shkatërruar ato.
Ndër vështirësitë e shumta, është fakti që qelizat kancerogjene që formojnë tumore mund të mbulohen nga lloje të ndryshme antigjenesh dhe kjo e bën shumë të ndërlikuar krijimin e një vaksine që mund të eliminojë të gjitha qelizat tumorale pa prekur ato të shëndetshme./m.j
What's Your Reaction?