Kërkohej nga Italia, arrestohet në Durrës 26-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 26-vjeçar i akuzuar nga autoritetet e Italisë, si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Durrës. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja” u bë arrestimi provizor i shtetasit K. K., 26 vjeç. Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve […]

Shkurt 6, 2024 - 10:05
 0
Kërkohej nga Italia, arrestohet në Durrës 26-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 26-vjeçar i akuzuar nga autoritetet e Italisë, si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Durrës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja” u bë arrestimi provizor i shtetasit K. K., 26 vjeç.

Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Italisë.

Shtetasi K. K. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar dhe ka shitur në Itali, lëndë narkotike të ndryshme.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.