Kërkohet laboratori i pasaportave, grupi i trafikut të klandestinëve dyshohet se i prodhonte dokumentet në Kosovë

Dokumentet false që i shërbenin grupit të strukturuar keiminal të trafikut të klandestinëve dyshohet se prodhoheshin në Kosovë por policia nuk ka mundur

Qeshor 8, 2024 - 12:45
 0
Kërkohet laboratori i pasaportave, grupi i trafikut të klandestinëve dyshohet se i prodhonte dokumentet në Kosovë

Dokumentet false që i shërbenin grupit të strukturuar keiminal të trafikut të klandestinëve dyshohet se prodhoheshin në Kosovë por policia nuk ka mundur të zbulojë ende vendndodhjen e laboratorit. Vizion Plus mëson përmes burimeve se laboratori është në gjendje të prodhojë dokumente false të një cilësie të lartë.

Megjithatë uniformat blu kanë identifikuar pronarin i cili ishte vënë në shërbim të grupit kriminal.

Operacioni i SPAK i koduar “Nomada”, u finalizua me arrestimin e 32 personave, nga të cilët 26 u lanë në burg, ndërsa 6 të tjerët në arrest shtëpiak. 5 prej tyre nuk u gjetën dot, e u shpallën në kërkim.

Në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ata kishin krijuar një skemë të falsifikimit për të mundësuar kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Irlandës dhe Britanisë së Madhe.

SPAK dhe Policia e Shtetit zbardhën të plotë linjën e prodhimit ndërsa po të njëjtët burime konfirmojnë se organizator kryesor i të gjithë rrjetit ishte Bashkim Sula, i arrestuar në mesin e 26 personave.

Ai kishte edhe rolin e koordinatorit me Kosovën, por edhe të kryente kalimin e pasaportave drejt Spanjës. Ndërkohë, Njazi Ademaj, gjente qytetarët që kishin nevojë për këto dokumente dhe i niste drejt Spanjës. Shqiptarët që donin të udhëtonin në vendin ishullor, emigronin kryesisht për arsye ekonomike./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.