Kërkoi falje për krimet në Kosovë dhe nderoi Adem Jasharin, shërbimet sekrete serbe dhunojnë barbarisht politikanin. Vajza: Është helmuar, s’mund të lëvizë
Shërbimet sekrete serbe kanë dhunuar brutalisht politikanin serb Nikolla Sanduloviç. Shkak për këtë dhunë barbare u bë nderimi që Sanduloviç i bëri komandantit
Shërbimet sekrete serbe kanë dhunuar brutalisht politikanin serb Nikolla Sanduloviç. Shkak për këtë dhunë barbare u bë nderimi që Sanduloviç i bëri komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe faljes që kërkoi për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.
Lajmi është bërë me dije nga vajza e politikanit, Klara, e cila për median kroate “Slobodna Dalmacija” ka rrëfyer detaje për gjendjen e rënduar të të atit. Sipas Klara Sanduloviç, politikani serb ka mbetur i plagosur rëndë nga dhuna që është ushtruar ndaj tij nga BIA serbe.
Mediumi kroat nis shkrimin së pari duke treguar për agjentët e Shërbimeve Sekrete Serbe të cilët hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane, Nikola Sanduloviç dhe e shoqëruan “për ta marrë në pyetje”.
Por kur është kthyer pasditen e të enjtes në banesë, gjendja e politikanit serb ka qenë mjaft e rënduar, si dhe ka shenja paralize, teksa e bija ngre dyshime se mund t’i jetë shkaktuar si pasojë e ndonjë helmimi.
“Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt.
Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq, dhe ajo sapo kuptoi më të keqen – këtë mëngjes ajo po priste në VMA (spitalin në Beograd), që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ‘nën mbrojtjen e shërbimit ushtarak’ dhe atë informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja është i palëvizshëm, gjithçka duket sikur është helmuar.”, pohon Klara Sanduloviç.
Vajza e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, për shkak të gjithë situatës u largua urgjentisht nga Spliti, ku kishte ardhur për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e saj, për t’u kthyer në Beograd për të ndihmuar të atin.
Kjo nuk është hera e parë që Nikola Sandulović është në prag të vdekjes. Ai ishte helmuar një herë, dy vjet më parë.
Një herë i është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë në Senjak, ndërsa një herë tjetër, në fillim të vitit 2010, nën xhip i është vendosur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi, Sanduloviqç u plagos rëndë, ndërsa tre shoqëruesit e tij u plagosën lehtë. Katër persona u akuzuan për tentativë vrasjeje dhe krime të tjera të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa në gjykimin, i cili përfundoi me aktgjykim fajtor dhe disa vite burg, pati edhe një përleshje mes Sanduloviçit dhe njërit prej të akuzuarve i cili erdhi në dëgjime nga liria. Megjithatë, ai vendim u anulua në gjykatën më të lartë të apelit në Beograd, kështu që pritet një vendim i ri gjyqësor, vijon raportimin mediumi kroat.
What's Your Reaction?