Kërkoi leje për Pashkë, Kosova nuk lejon vizitën e Petkoviç

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç bëri me dije se autoritetet në Kosovë i kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë një vizitë në Kosovë për Pashkët Ortodokse. Sipas një njoftimi, Petkoviç kishte planifikuar të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin […]

Maj 3, 2024 - 14:40
 0
Kërkoi leje për Pashkë, Kosova nuk lejon vizitën e Petkoviç

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç bëri me dije se autoritetet në Kosovë i kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë një vizitë në Kosovë për Pashkët Ortodokse.

Sipas një njoftimi, Petkoviç kishte planifikuar të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.

“Ndonëse vizita ishte ekskluzivisht e karakterit fetar dhe përfshinte ekskluzivisht vizita në manastire dhe në vendet e shenjta të Kishës Ortodokse Serbe, në frymën e festës më të madhe për serbët, pa qëllime politike, autoritetet në Prishtinë e ndaluan vizitën e tij pa asnjë shpjegim”, tha zyra e Petkoviç.

Kjo zyrë shtoi se për më shumë se një vit, Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po e pengon Petkoviç që të vizitojë serbët në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ende nuk ka reaguar në lidhje me pretendimet e zyrtarit serb.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.