Kërkoi të dilte nga regjimi “42 biss”, gjykata rrëzon kërkesën e Sokol Mjacajt

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacajt për daljen nga regjimi i izolimit ku u vendos pas vrasjes së Arben Lleshit

Mars 25, 2024 - 14:10
 0
Kërkoi të dilte nga regjimi “42 biss”, gjykata rrëzon kërkesën e Sokol Mjacajt

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacajt për daljen nga regjimi i izolimit ku u vendos pas vrasjes së Arben Lleshit në burg.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.
  2. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin 25, datë 25.03.2024, vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.
  4. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Sokol Mjacaj ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë  të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Ai u ka thënë më herët hetuesve se Arben Lleshi nuk e ka pranuar në sektorin e tij, prandaj konflikti mes tyre ka degraduar derisa vendosi ta qëllonte me armë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.