Kërkojnë t’i nënshtrohet Vettingut, Alfred Balla: Në cilën tavolinë është ngritur kjo kërkesë? Ndërpritet seanca në KPA

Ndërpritet për një orë seanca ndaj Ballës në KPA. Para nisjes së fjalës së avokates së tij, vetë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorëve, Alfred Balla e kundërshtoi kërkesën e tij, por e quajti ankimin si “antiligjor dhe të pakuptimtë nga ana ligjore”. “Nuk e di nga është nisur Komisioneri të bëjë ankim, në […]

Prill 29, 2024 - 12:10
 0
Kërkojnë t’i nënshtrohet Vettingut, Alfred Balla: Në cilën tavolinë është ngritur kjo kërkesë? Ndërpritet seanca në KPA

Ndërpritet për një orë seanca ndaj Ballës në KPA. Para nisjes së fjalës së avokates së tij, vetë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorëve, Alfred Balla e kundërshtoi kërkesën e tij, por e quajti ankimin si “antiligjor dhe të pakuptimtë nga ana ligjore”.

“Nuk e di nga është nisur Komisioneri të bëjë ankim, në cilën tavolinë”- tha Balla.

Ballës i tërhoqi vëmendjen kryesuesja e trupës gjykuese Ina Rama e cila tha se ai nuk mund të shprehte vlerësime personale.

Ndërkohë, pala mbrojtëse e Ballës, avokatja Etleva Sherifi argumentoi se Alfred Balla nuk mund të jetë subjekt rivlerësimi. Sipas avokates, Ballës i ka mbaruar marrëdhënia e punës në 2017 dhe kësisoj nuk mund të jetë subjekt, jo me dëshirën e tij, por ai është larguar nga Gjykata e Lartë aso kohe.

Pala mbrojtëse kërkoi përfundimisht të lërë në fuqi vendimin e KPK, pra pa një vendim përfundimtar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.