Kërkon të shkojë në Parlament, shtyhet seanca për Berishën në Apelin e Posaçëm

Seanca për kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha në Apelin e Posaçëm është shtyrë për një datë të mëtejshme. Avokati i tij, Genc Gjokutaj bëri e dije se prokurorët nuk u paraqitën në seancë dhe ajo është shtyrë për në datën 25 mars në orën 09:00. “Prokuroret munguan për arsye profesionale, seanca e rradhes date 25 […]

Mars 19, 2024 - 10:55
 0
Kërkon të shkojë në Parlament, shtyhet seanca për Berishën në Apelin e Posaçëm

Seanca për kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha në Apelin e Posaçëm është shtyrë për një datë të mëtejshme.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj bëri e dije se prokurorët nuk u paraqitën në seancë dhe ajo është shtyrë për në datën 25 mars në orën 09:00.

“Prokuroret munguan për arsye profesionale, seanca e rradhes date 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës. Kërkojmë që Berisha të marrë pjesë në seanca plenare. Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj këta nuk marrin pjesë”, tha avokati.

Berisha ka kërkuar që të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare në Parlament. Prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ai ndodhet në arrest shtëpie nën akuzën për korrupsion pasiv.

Ndërkohë, disa ditë më parë Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.