KESH hap tenderin për 4 mijë tonë naftë për vënien në punë të TEC-ve lundruese

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur tenderin për blerjen e 4 mijë ton karburant, për 2 termocentralet lundrues, që ndodhen në Triport të Vlorës. Sipas dokumenteve të tenderit, blerja e kësaj sasie është parashikuar në përputhje me nevojën e furnizimit për periudhën e komisionimit dhe testimit të asetit termik lundrues. Ndërkaq, lidhur me çmimin e produktit […]

Shkurt 3, 2024 - 14:41
 0
KESH hap tenderin për 4 mijë tonë naftë për vënien në punë të TEC-ve lundruese

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur tenderin për blerjen e 4 mijë ton karburant, për 2 termocentralet lundrues, që ndodhen në Triport të Vlorës.

Sipas dokumenteve të tenderit, blerja e kësaj sasie është parashikuar në përputhje me nevojën e furnizimit për periudhën e komisionimit dhe testimit të asetit termik lundrues.

Ndërkaq, lidhur me çmimin e produktit të kërkuar, bazuar në praktikat brenda vendit, parashikohet që çmimi të jetë i formuar nga një referencë në tregjet ndërkombëtare, të cilit i shtohet një çmim Premium.

Asetet gjeneruese termike u morën si një masë në vitin 2022 në kushtet e krizës së energjisë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.