Këshilli i Evropës e caktoi reporter për konfiskimin e aseteve ruse, Basha takohet me delegacionin nga Ukraina

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, njëherësh reporter i Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, u takua me një delegacion nga Ukraina ne përberje te cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opiniinistë dhe aktivistë. Basha ka […]

Shtator 21, 2023 - 17:40
 0
Këshilli i Evropës e caktoi reporter për konfiskimin e aseteve ruse, Basha takohet me delegacionin nga Ukraina

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, njëherësh reporter i Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, u takua me një delegacion nga Ukraina ne përberje te cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opiniinistë dhe aktivistë.

Basha ka shprehur mbështetjen e tij dhe të PD për udhëheqjen dhe popullin e Ukrainës, të cilët vazhdojnë të përballen me guxim heroik me agresorët rusë. Këto janë ditë të errta jo vetë për Ukrainën por dhe për botën demokratike, e cila po përballet me  tentativën e tjetërsimit me  luftë të tërësisë teritorale të një shteti sovran e të pavarur.

Basha tha se përgjegjësia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë, është i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe duhet të paguajë për të.

Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse,  -tha Basha, sipas të cilit ky është thelbi i rezolutës së propozuar prej tij në Këshillin e Europës dhe që ka një mbështetje të gjerë nga vendet  antare të kësaj organizate, – tha Basha.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.