Këshilli i Ministrave nuk miraton hyrjen e palestinezëve në Bosnje

Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës nuk ka marrë asnjë vendim “për miratimin e lejimit të hyrjes në Bosnje e Hercegovinë nën kushte speciale për qytetarët e Palestinës, të afërmit e të cilëve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës”, tha përmes një komunikate ky institucion. Këshilli i Ministrave tha se nuk kishte kuorum për [...]Read More...

Nëntor 19, 2023 - 14:07
 0

Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës nuk ka marrë asnjë vendim “për miratimin e lejimit të hyrjes në Bosnje e Hercegovinë nën kushte speciale për qytetarët e Palestinës, të afërmit e të cilëve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës”, tha përmes një komunikate ky institucion.

Këshilli i Ministrave tha se nuk kishte kuorum për vendimmarrje, pasi nuk morën pjesë ministrat e një prej tri etnive.

Një grup i shtetasve të Bosnje e Hercegovinës dhe të familjarëve të tyre më 15 nëntor u evakuuan nga Rripi i Gazës për në Kajro të Egjiptit.

Sipas rregullave, ata mund të qëndrojnë në këtë shtet për 72 orë.

Pas vendimit të 18 nëntorit të Këshillit të Ministrave, të evakuuarit nga Gaza që kanë pasaporta të Bosnjës mund të hyjnë në këtë shtet, por familjarëve të tyre do t’iu ndalohet hyrja.

Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, shkroi në Facebook se Bosnja ka arritur të evakuojë të gjithë shtetasit e saj nga Gaza.

“Ne po sjellim në shtëpi persona nga zonat e shkatërruara nga lufta dhe në çdo moment duhet të respektohen ligjet e shtetit tonë. Aspekti i sigurisë është shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj ashpër duke rrethuar Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë dhe duke sulmuar pareshtur këtë territor. Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që kur ka nisur lufta./ REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.