Këto janë vendet më të sigurta për të udhëtuar gjatë vitit 2024

Kanadaja është vendi më i sigurt për të udhëtuar në vitin 2024, sipas një liste nga siguruesi i udhëtimeve Berkshire Hathaway Travel Protection

Janar 19, 2024 - 22:43
 0
Këto janë vendet më të sigurta për të udhëtuar gjatë vitit 2024

Kanadaja është vendi më i sigurt për të udhëtuar në vitin 2024, sipas një liste nga siguruesi i udhëtimeve Berkshire Hathaway Travel Protection (BHTP).

Në raportin e saj, kompania shpjegon se Kanadaja renditet në krye të listës së vendeve që janë të sigurta për të udhëtuar falë temperaturave të ftohta dhe densitetit të ulët të popullsisë.

“Krimi i dhunshëm është relativisht i ulët dhe incidenca e krimit të lidhur me armë është e kufizuar”, thuhet në raport.

Megjithatë, rreziku kryesor për të cilin turistët duhet të jenë të vetëdijshëm janë zjarret.

“Shumica e pyjeve të Kanadasë janë djegur, gjë që ka ulur cilësinë e ajrit në shumicën e qyteteve kryesore kanadeze”, thuhet në raport.

Kjo e ka bërë të vështirë udhëtimin në Kanada për njerëzit me probleme të frymëmarrjes”, thuhet më tej.

15 vendet më të sigurta për udhëtime 2024, sipas Berkshire Hathaway Travel Protection janë:

– Kanada

– Zvicër

– Norvegji

– Irlanda

– Holanda

– Mbretëria e Bashkuar

– Portugalia

– Danimarka

– Islanda

– Australi

– Zelanda e Re

– Japoni

– Franca

– Spanjë

– Brazili

Berkshire Hathaway Travel Protection sqaron se lista u përpilua në bazë të përgjigjeve në pyetjet se cilat vende janë “kryesisht të lira nga aktiviteti terrorist” dhe “të sigurta nga shpërthimet e sëmundjeve”, si dhe pyetje më moderne si “cilat vende lejojnë të gjithë llojet e njerëzit të mund të lëvizin lirshëm pa diskriminim apo ngacmim”.

Kompania ka një histori të gjatë të sondazheve të destinacioneve të sigurta, të cilat bazohen në përgjigjet e udhëtarëve që kanë vizituar vendet gjatë pesë viteve të fundit dhe tregues e informacione të tjera, duke përfshirë Indeksin Global të Paqes dhe vlerësimet e sigurisë së udhëtimit të Departamentit të Shtetit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.