KFOR-i italian kryen patrullime përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kanë kryer patrullime në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas njoftimit që ka lëshuar KFOR-i, kjo është bërë me qëllim të monitorimit të territorit dhe sigurimin e një kornize adekuate të sigurisë. “KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë […]

Janar 9, 2024 - 14:24
 0
KFOR-i italian kryen patrullime përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kanë kryer patrullime në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit që ka lëshuar KFOR-i, kjo është bërë me qëllim të monitorimit të territorit dhe sigurimin e një kornize adekuate të sigurisë.

“KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Bashkuar të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.