KFOR katërfishon trupat në veri: Situata është e brishtë, gati të përballojmë çdo sfidë

Komandati i misionit paqeruajtës të  NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutas ka vlerësuar se situata e sigurisë mbetet ende shumë e brishtë pas ngjarjeve

Mars 17, 2024 - 12:45
 0
KFOR katërfishon trupat në veri: Situata është e brishtë, gati të përballojmë çdo sfidë

Komandati i misionit paqeruajtës të  NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutas ka vlerësuar se situata e sigurisë mbetet ende shumë e brishtë pas ngjarjeve të vitit të fundit në veri.

“Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullimeve, duke përfshirë edhe zonën përgjatë vijës administrative të kufirit. Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi sfidave të mundshme, duke përshtatur praninë tonë sipas nevojës, në përputhje me mandatin tonë”, tha Ulutas.

Për Zërin e Amerikës, kreu i KFOR tha se sulmet e 29 majit dhe ato të 24 shtatorit ishin të paprovokuara prandaj aurtorët duhet të mabahen përgjegjës.

 “Ne u kemi kërkuar autoriteteve përkatëse në Prishtinë dhe Beograd që të kryejnë hetimet e nevojshme ligjore për të vërtetuar faktet dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Të gjitha këto qëndrime u shprehën shumë qartë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë udhëtimit të tij në rajon nëntorin e kaluar”, shtoi Ulutas.

Ulutas theksoi mbështetjen për dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe tha se KFOR do të sigurojë kornizën e nevojshme të sigurisë në mënyrë që diplomacia të ecë përpara./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.